AGJENTËT E KOSOVA AIRLINES
ShqipDeutschEnglish

Bagazhi dhe rregullat

Bagazhi dhe rregullat

Valixhja e dorës

Çka përmban valixhja e dorës?

Përveç parave dhe gjërave të çmuara (fletoret, kamera, çelësat, stolitë, etj.), në përgjithësi ju rekomandojmë të merrni çdo gjë që mund t’ju nevojitet në aeroplan si valixhe e dorës - dokumentet e rëndësishme, medikamentet e në veçanti dokumentet tuaja të udhëtimit.

Pesha e lejuar për valixhen e dorës

Për shkaqe sigurie, është e lejuar një valixhe e dorës për një fluturim. Dimensionet më të mëdha janë 55x40x20 cm., me peshë maksimale 5 kg.

Si mund të jem i sigurt se valixhja ime ka peshën e lejuar?

Në rast se ju nuk jeni i sigurt se valixhja juaj e dorës përputhet me kushtet e parashtruara më lart, ju mund të gjeni peshore në çdo pikë kontrolluese. Ju mund t’i përdorni ato që të verifikoni dimensionet dhe peshën e valixhes suaj.



Ku vendoset valixhja e dorës

Në aeroplan ju do të gjeni hapësirë të posaçme për valixhen tuaj të dorës; në kupetë e vendosura mbi ulëset e juaja, si dhe në hapësirën nën ulësen para jush. Është me rëndësi që ju t’i vendosni valixhet e dorës këtu dhe t’i përcillni udhëzimet e shoqëruesve të fluturimit. Asnjë valixhe nuk lejohet të vendoset në radhën e parë të ulëseve e as ne daljet emergjente.
Ne jemi të sigurt që do të na kuptoni nëse nevojitet t’i kufizojmë rregullat për valixhe të dorës, për shkaqe sigurie.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Ankesa për valixhen e humbur
Ja çfarë duhet të bëni, në qoftë se ju ka humbur valixhja:


CALL CENTER 24–ORË


Düsseldorf: +49 (0) 211 17 39 930

Stuttgart: +49 (0) 711 87 03 06 90

München: +49 (0) 89 97 30 66 42


Frankfurt: +49 (0) 69 25 66 760

Vienna: +43 (0)1 319 10 74

Vienna: +43 664 233 63 06


Prishtinë: +381 (0) 38 220 220

Berlin: +49 (0) 30 56 82 14 79

Hannover: +49 (0) 51 13 36 29 09


Hamburg: +49 (0) 40 30 39 47 58

Zürich: +41 (0) 44 315 59 59



Numrat tjerë


© 2010 Kosova Airlines

Site-Map

Termet dhe Kushtet

Kontakti

Impressum